Mar. Mar 3rd, 2026

Ambasadori i BE-së në Kosovë takim me Zogaj nga KGJK: BE-ja do të vazhdojë të mbështesë reformën gjyqësore

Ambasadori i BE-së në Kosovë takim me Zogaj nga KGJK: BE-ja do të vazhdojë të mbështesë reformën gjyqësore
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka takuar kryetarin në largim të Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj për të cilin shprehu vlerësimin për kontributin në reformën gjyqësore.

“Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, pati nderin të takohej sot me Kryetarin në largim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj. Orav shprehu vlerësimin e tij për kontributin e Zogajt në reformën gjyqësore, në përputhje me angazhimet e Kosovës për Sundimin e Ligjit, duke theksuar nevojën që udhëheqja e re e Këshillit të vazhdojë të punojë në të njëjtën rrugë drejt një sistemi drejtësie të pavarur, të përgjegjshëm dhe efikas”, thuhet në shkrimin e zyrës së BE-së.

Po ashtu Orav ka thënë se BE do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në reformën gjyqësore.

“Si partneri më i besueshëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare, BE-ja do të vazhdojë të mbështesë reformën gjyqësore nëpërmjet financimit të ri IPA (15 milionë euro) dhe Planit të Rritjes”, thuhet në njoftim.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *