Mar. Pri 21st, 2026

Ambasadori amerikan në NATO arrin në Kosovë, pritet nga Prattipati

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati ka pritur në një takim ambasadorin e SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker.

Diplomati amerikan do të qëndrojë sot dhe nesër për vizitë në vendin tonë.

“E Ngarkuara me punë, Anu Prattipati, ka kënaqësinë të mirëpresë Përfaqësuesin e përhershëm të Shteteve të Bashkuara në NATO, Ambasadorin Matthew Whitaker, në Ambasadën e SHBA-së gjatë vizitës së tij në Kosovë. Kjo vizitë është një mundësi për të diskutuar interesat e përbashkëta të sigurisë dhe rolin e vazhdueshëm të Kosovës në kontributin ndaj prioriteteve rajonale dhe globale të sigurisë së SHBA-së’’, thuhet në një njoftim të kësaj ambasade.

Postime të Ngjashme