Albana Rama konsiderohej një sipërmarrëse e re në ngritje në Zvicër.
Vajza me origjinë nga Kosova është në paraburgim nën dyshimin për krime financiare.
Albana Rama, themeluese e “The Rainforest Company”, po hetohet për dallavere me prona. Albana Rama, themeluese e “The Rainforest Company” akuzohet edhe për përvetësim nga kreditorët.
Zyra e prokurorit publik të Cyrihut deklaroi: “Mund të konfirmojmë vetëm se Zyra e prokurorit publik të Kantonit të Cyrihut po zhvillon procedura penale kundër personit që përmendët, nën dyshimin për krime financiare”.
Rama është aktualisht në paraburgim me urdhër të gjykatës. Ecuria e mëtejshme e procedurave të falimentimit do të përcaktojë nëse dhe në çfarë mase kreditorët mund të shpresojnë ende për pagesa.

