Die. Maj 24th, 2026

Alarmon politikani shqiptar i CDU-së: Fletëvotimet e diasporës s’kanë fare shirit sigurie (Pamje)

Muhamet Idrizi, politikani shqiptar nga radhët e CDU për Parlamentin e Hamburgut, ka ngritur shqetësime lidhur me sigurinë e fletëvotimeve të diasporës për zgjedhjet në Kosovë.

Përmes një postimi në facebook, Idrizi ka alarmuar se dokumentet zgjedhore të dërguara deri më tani për votuesit jashtë vendit nuk posedojnë shirit sigurie, duke vënë në pikëpyetje integritetin dhe gjurmueshmërinë e materialeve zgjedhore.

“Në dokumentet e deritanishme të dërguara për diasporën mungon, sipas mendimit tonë, një vulë e qartë sigurie dhe kontrolli që garanton integritetin dhe gjurmueshmërinë e materialeve zgjedhore. Sidomos në zgjedhjet jashtë vendit, masat transparente të sigurisë janë thelbësore për të forcuar besimin në procesin demokratik”, ka shkruar Idrizi

Kliko ketu per videon e plote

Postime të Ngjashme