Fubollisti i Kombëtares së Kroacisë, Marcelo Brozoviq, ka marrë një kontratë të re nga Al Nassr.
Por, siç raportohet ai ende s’e ka pranuar atë, për shkak se dëshiron të rikthehet në Europë,.33-vjeçari fiton 25 milionë euro në vit në Arabinë Saudite, duke e bërë lojtarin kroat me pagën më të lartë.
Gazetari Nicolo Schira thotë se kthimi i Brozoviqit në Europë do t’ia pamundësojë të fitojë shifra të larta parash – pasi ai do të detyrohet t’i ulë kërkesat e tij.
Brozo ishte transferuar tek Al Nassri gjatë vitit 2023 për 15 milionë euro (25 milionë me bonuse)
#AlNassr have offered to Marcelo #Brozovic the contract extension, but there is no agreement yet. Brozo is also evaluating a possible return to Europe, even if his salary is very too high and the croatian midfielder has to reduce it if he wants to return to play in the european…
— Nicolò Schira (@NicoSchira) December 19, 2025

