Aktivistja Mihana Goga-Bekteshi ka prezantuar sot Takvimin/Kalendarin 2026 në biznese të ndryshme të Prishtinës, ku ka zhvilluar bashkëbisedime me pronarë dhe punonjës rreth përmbajtjes, rëndësisë dhe informacioneve që përfshin ky botim vjetor.
Gjatë takimeve, ajo i ka informuar mbi temat që trajton takvimi, si dhe mbi funksionalitetin e tij praktik, duke theksuar rolin e librit të madh dhe librit të vogël (xhepi) në orientimin ditor për kohët e namazit, datat, ngjarjet dhe kalendarin hixhri 1447-1448.
Takvimi/Kalendari 2026 është një botim vjetor i Bashkësisë Islame të Kosovës, tashmë i disponueshëm për qytetarët:
Versioni i madh (libër)- 3 €
Versioni i vogël (xhepi)- 1 €
Ky botim shërben si një udhërrëfyes i domosdoshëm për besimtarët dhe familjet, duke përfshirë pjesën tematike dhe kalendarike, me informacione të sakta dhe të përditësuara për gjithë vitin.
Prezantimi në terren synon afrimin e këtij botimi me komunitetin dhe rritjen e vetëdijes për rëndësinë e planifikimit të kohës dhe praktikës fetare në jetën e përditshme.

