Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizre, Petrit Kryeziu, do të mbajë sot konferencë për media nga ora 14:00 për aksionin e sotëm për keqpërdorimet në BKS.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot (08 Janar 2026) konferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, që ka të bëjë me keqpërdorimet në Byronë Kosovare të Sigurimeve. Konferenca do të mbahet në orën 14:00, në objektin e Prokurorisë Themelore në Prizren, kati tretë, Salla e Takimeve.”
Kutojme se Në mesin e të arrestuarve në aksionin e së enjtes nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren, janë Sami Mazreku, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe ish-drejtori i Financave në BSK, Valon Berisha.
Ky aksion zhvillohet në disa qytete të Kosovës dhe deri tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.Në terren për këtë aksion janë nëntë prokurorë.
Burimet kanë bërë me dije se aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”

