Sht. Sht 27th, 2025

Aksion i madh policor, bastisje në disa lokacione

Aktualisht është duke u zhvilluar një aksion i madh i Policisë së Kosovës në disa lokacione në vend. Indeksonline ka siguruar pamje te aksionit në Pejë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se janë duke u bastisur rreth 25 lokacione të ndryshme, ndërsa në terren ndodhen njësi të shumta të policisë, përfshirë njësitë speciale dhe hetuesinë.

Ende nuk dihen arsyet e bastisjeve apo personat e përfshirë, por burimet tona bëjnë të ditur se aksioni lidhet me një hetim të gjerë.

Indeksonline do t’ju mbajë të informuar

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *