Mër. Shk 18th, 2026

Aksidenti në Prizren: Vdes një grua

Një grua ka ndërruar jetë, pas një vetaksidenti të rëndë që ndodhi dje në Prizren.

Drejtuesi i automjetit e humbi kontrollin mbi të dhe u vetaksidentua.

Në vendin e ngjarjes dolën njësitet policore dhe ato mjekësore, teksa policia konfirmon se lëndime ka pësuar shoferi dhe një pasagjer.

“Lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i veturës, i cili mbetet për trajtim mjekësor, si edhe dy pasagjeret kosovarë, ku si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë viktima femër kosovare.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, për obduksion”, thuhet në raportin policor.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *