Die. Gus 9th, 2026

Aksident i rëndë mes tri veturave në fshatin Prilep të Deçanit.

Një aksident i rëndë mes tri veturave ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në fshatin Prilep të Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova bëri të ditur se si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor

“Sot rreth orës 14:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Prilep-Deçan, në këtë aksident ishin të involvura 3 vetura dhe si pasojë 3 persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova

Postime të Ngjashme