“Siguria, Qëndrueshmëria dhe Kërcënimet Hibride” është tema e sesionit të parë të Konferencës së IX-të të Ambasadorëve, ku po diskutohen sfidat aktuale të sigurisë dhe përballja me kërcënimet hibride.
Në kuadër të këtij sesioni, Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, ka mbajtur një prezantim të veçantë, duke trajtuar zhvillimet dhe sfidat e sigurisë, si dhe format e kërcënimeve hibride.
Gjatë prezantimit është vënë theksi edhe te rëndësia e forcimit të qëndrueshmërisë institucionale dhe shoqërore, me qëllim përballimin më efektiv të këtyre sfidave.
Konferenca e IX-të e Ambasadorëve po mbledh përfaqësues të institucioneve dhe diplomatët e Kosovës për të diskutuar çështje me rëndësi për sigurinë dhe politikën e jashtme të vendit.
Kliko ketu per postimin e plote

