Agron Qalaj është emëruar ushtrues detyre i kryeprokurorit të Shtetit.
Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial, Besim Kelmendi është shkarkuar nga pozita e u.d. të kryeprokurorit të Shtetit, ndërkaq Agron Qalaj është pasardhësi i tij.
“Meqenëse duhet të bëhet zëvendësimi i tij, unë kam një propozim tjetër. Unë propozoj që u.d. i kryeprokurorit të Shtetit të emërohet Agron Qalaj i cili për momentin është zëvendësprokuror”, tha kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.
Me pesë vota për, prokurori Qalaj merr detyrën e re.

