Mar. Nën 4th, 2025

AGK për Raportin e KE-së: S’ka progres në fushën e medias, evidentohen 70 raste të sulmeve ndaj gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën. AGK-ja thotë se ky Raport ka evidentuar se nuk ka progres në fushën e medias, që gazetarët janë ende në rrezik dhe vazhdojnë fushatat denigruese kundër tyre.

“Raporti i publikuar nënvizon se Kosova duhet të forcojë kapacitetet e prokurorisë, gjykatave dhe organeve të rendit për t’u marrë me rastet e dhunës dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, të krijojë protokolle dhe trajnime për mbrojtjen e tyre, si dhe të përmirësojë kushtet e punës”, thuhet në komunikatë.

Aty thuhet se Raporti evidenton 70 raste të sulmeve fizike dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, ndëra përmend gjuhën ofenduese nga zyrtarët e lartë- përfshirë kryemininstrin.

“Gjatë vitit të fundit të periudhës së raportimit (1 shtator 2024 – 1 shtator 2025), Raporti evidenton 70 raste të sulmeve fizike dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, përfshirë pengimin e punës së tyre dhe përdorimin e gjuhës ofenduese nga zyrtarë të lartë, përfshirë Kryeministrin gjatë fushatës zgjedhore”, thotë AGK.

Sa i përket ligjeve, AGK thekson se Raporti evidenton se legjislacioni mediatik në Kosovë ende nuk është harmonizuar me standardet evropiane dhe direktivat e BE-së.

“Ligjet për RTK-në dhe mbrojtjen e burimeve të gazetarëve nuk janë miratuar, ndërsa Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) u anulua nga Gjykata Kushtetuese për shkak të mënyrës së emërimit dhe shkarkimit të anëtarëve, duke rrezikuar pavarësinë e institucionit. Funksionimi i institucioneve mediale mbetet shqetësues. KPM-ja nuk ka kuorum që nga janar i vitit 2025, dhe ka mbetur vetëm me dy anëtarë, duke pamundësuar marrjen e vendimeve. Bordet e RTK-së dhe pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm mbeten të paplotësuara, duke lënë Transmetuesin Publik në një gjendje disfunksionale dhe të cenueshme ndaj presionit politik. Raporti i veçon KPM-në dhe KQZ-në si institucione të pavarura që kanë pasur presion politik”, thuhet në komunikatë.

AGK shtonn se Raporti thekson gjithashtu mungesën e fondeve të qëndrueshme për RTK-në.

“75% e buxhetit shkon për paga, ndërtesa e RTK-së është në gjendje të dobët dhe nuk i përket institucionit, ndërsa shumë staf teknik ka dalë në pension ose ka marrë leje pa pagesë. Kjo e bën të vështirë për RTK-në të funksionojë normalisht dhe të ofrojë shërbime cilësore. Sektori medial mbetet i pasigurt financiarisht dhe i ndikuar politikisht, me mungesë transparence mbi pronësinë dhe financimin e mediave”, thuhet në komunkatë.

Komunikata e plotë e AGK-së:

“Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën: Nuk ka progres, gazetarët ende në rrezik, vazhdojnë fushatat denigruese kundër tyre

Raporti i Komisionit Evropian ka konstatuar se rekomandimet e vitit të kaluar për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në Kosovë nuk janë zbatuar dhe ende mbeten të vlefshme.

Raporti i publikuar nënvizon se Kosova duhet të forcojë kapacitetet e prokurorisë, gjykatave dhe organeve të rendit për t’u marrë me rastet e dhunës dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, të krijojë protokolle dhe trajnime për mbrojtjen e tyre, si dhe të përmirësojë kushtet e punës.

Gjatë vitit të fundit të periudhës së raportimit (1 shtator 2024 – 1 shtator 2025), Raporti evidenton 70 raste të sulmeve fizike dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, përfshirë pengimin e punës së tyre dhe përdorimin e gjuhës ofenduese nga zyrtarë të lartë, përfshirë Kryeministrin gjatë fushatës zgjedhore.

Sa i përket ligjeve, legjislacioni mediatik në Kosovë ende nuk është harmonizuar me standardet evropiane dhe direktivat e BE-së. Ligjet për RTK-në dhe mbrojtjen e burimeve të gazetarëve nuk janë miratuar, ndërsa Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) u anulua nga Gjykata Kushtetuese për shkak të mënyrës së emërimit dhe shkarkimit të anëtarëve, duke rrezikuar pavarësinë e institucionit.

Funksionimi i institucioneve mediale mbetet shqetësues. KPM-ja nuk ka kuorum që nga janar i vitit 2025, dhe ka mbetur vetëm me dy anëtarë, duke pamundësuar marrjen e vendimeve. Bordet e RTK-së dhe pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm mbeten të paplotësuara, duke lënë Transmetuesin Publik në një gjendje disfunksionale dhe të cenueshme ndaj presionit politik. Raporti i veçon KPM-në dhe KQZ-në si institucione të pavarura që kanë pasur presion politik.

Raporti thekson gjithashtu mungesën e fondeve të qëndrueshme për RTK-në. 75% e buxhetit shkon për paga, ndërtesa e RTK-së është në gjendje të dobët dhe nuk i përket institucionit, ndërsa shumë staf teknik ka dalë në pension ose ka marrë leje pa pagesë. Kjo e bën të vështirë për RTK-në të funksionojë normalisht dhe të ofrojë shërbime cilësore.

Sektori medial mbetet i pasigurt financiarisht dhe i ndikuar politikisht, me mungesë transparence mbi pronësinë dhe financimin e mediave. Mediat joshumicë dhe projektet për edukim mediatik dhe verifikim të fakteve janë veçanërisht të cenueshme. Gazetarët punojnë shpesh me paga të ulëta, kontrata afat-shkurtra dhe status ligjor të pasigurt.

Rekomandimet kryesore që mbeten të vlefshme janë:

Miratimi dhe zbatimi i një Ligji të ri për KPM-në, në përputhje me standardet evropiane;
Rishikimi i Ligjit për RTK-në, për të siguruar financim të qëndrueshëm dhe pavarësi institucionale;
Emërimi pa vonesa i anëtarëve të Bordit të KPM-së, Bordit të RTK-së dhe Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së;
Përmirësimi i kushteve të punës për gazetarët dhe forcimi i profesionalizmit në raportim;
Krijimi i protokolleve për mbrojtjen dhe sigurinë e gazetarëve, duke përfshirë mekanizmat e paralajmërimit të hershëm dhe reagimit të shpejtë

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *