Agim Ademi është rizgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). Në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, të mbajtur sot, Ademi është votuar pa kundërshtar nga delegatët, duke siguruar kështu mandatin e ri katërvjeçar, 2026–2030.
Procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë të rregullt, ndërsa delegatët kanë dhënë mbështetje për vazhdimin e drejtimit të federatës nga Ademi,
Ky do të jetë mandati i radhës i Agim Ademit në krye të FFK-së.

