Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka reaguar ndaj disa siç tha ai vizitave të ambasadorëve në Gjykatën Kushtetuese.
Ai ka thënë se ata mos të bëjnë këtë e mos të shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizitat dhe takimet, dhe se si rrjedhojë e këtyre dëmet për vendin do të jenë të pariparueshme.
“I lus disa ambasadorë që të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita, takime e ndërhyrje, sepse dëmet për vendin tonë do të jenë të pariparueshme”, ka shkruar Rrustemi.
KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

