Abdixhiku nga tubimi në Pejë: Fitore për Gazin që në raund të parë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit elektoral në Pejë, deklaroi se Peja ka qenë gjithmonë me LDK-në, me Rugovën, me demokracinë, me lirinë, me shtetin.
‘’Dhe kështu do të jetë edhe sot, edhe nesër, edhe gjithmonë. Në krye të këtij qyteti, për tri mandate me radhë, qëndron një njeri që nuk ka nevojë për prezantim. Një njeri që e ka bërë Pejën model të qeverisjes lokale. Një njeri që ka fituar çdo betejë me punë, me dinjitet dhe me vizion. Ky njeri është Gazmend Muhaxheri – kryetari kampion i Pejës’’, deklaroi Lumir Abdixhiku.
Ai tutje shtoi se ‘’Gazmend Muhaxheri dhe ekipi i LDK-së janë garanca që ky qytet do të vazhdojë përpara