Die. Jan 11th, 2026

Abdixhiku i vetëm humb 60 mijë vota, LDK-ja “veç” 47 mijë

Lumir Abdixhiku është figura politike më tragjike e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Partia që ai udhëheq ra në 124 mijë vota, nga 171 mijë e 357, sa pati kapur më 9 shkurt. Pra, në zgjedhjet e dyta nacionale për vitin 2025, ai mori rreth 47 mijë më pak se në të parat

Por, edhe me ligësht se LDK, kaloi ai personalisht.

Në zgjedhjet e fundit Abdixhiku mori vetëm 87 mijë e 95 vota. Kjo është rreth 60 mijë më pak se më 9 shkurt. Në zgjedhjet e kësaj dite, kryetari i LDK-së pati marrë 146 mijë e 401 vota.

Pra, krahasuar me vetë partinë, Abbixhiku, lider humbi 60 mijë vota, ndërsa LDK “vetëm” 47 mijë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *