Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falenderuar 500 vullnetarët regjistruar nëpër Kosovë deri më tani.
Më tutje ai ka ftuar qytetarët që ti bashkohen sonte në shesh në tubimin e LDK-së që nis nga ora 21:00.
Postimi i plotë:
Energji e pozitivitet me vullnetarët e LDK-së!
Falenderim i veçantë për 500 vullnetarët e regjistruar nëpër Kosovë deri më tani.
Plot energji e vullnet tek të rinjtë.
Sonte, nga ora 21:00, pas tubimeve nëpër Kosovë, shihemi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Bashkë me Përparimin, i ndezim dritat e fundvitit dhe i japim qytetit tonë dritë, shpresë e gëzim. Ejani.

