Mër. Nën 5th, 2025

Ndahen afro 3 milionë euro për mirëmbajtjen dimërore të autostradave të Kosovës!

Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar një tender për mirëmbajtjen dimërore të autoudhëve A7 “Ibrahim Rugova” dhe A6 “Arbën Xhaferi”, i ndarë në disa llote.

Vlera totale e kontratës është 2,895,700 euro dhe ka për qëllim sigurimin e sigurisë dhe qarkullimit të rrugëve gjatë dimrit, kontratë kjo e paraparë për 6 muaj,.

“Hyrja e motit në dimër shpesh është e paparashikueshme dhe kërkon një qasje fleksibile në sigurimin e shërbimeve. Kushtet dhe siguria në rrugë gjatë dimrit janë dukshëm të kufizuara nga bora dhe akulli. Të gjitha masat e ndërmarra për të kundërvepruar ndaj pasojave të borës dhe akullit përshkruhen si Shërbime për Mirëmbajtjen Dimërore.”, thuhet mes tjerash në përshkrimin e njoftimit nga E- Prokurimi.

“Pastrimi i borës përfshin shkrifetimin dhe transportin e saj. Ndryshe nga uji, bora mund të ngjeshet, por nuk është elastike; kur ngjeshet, ruan formën e vet. Për këtë arsye, largimi i saj në kohë është tepër i rëndësishëm për sigurinë e rrugëve dhe për ekonominë kombëtare.”, vleresohet tutje në përshkrimin e kontratës e cila buxhetit të shtetit gati 3 milion euro

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *