Nënkryetari i VV-së Glauk Konjufca pas mandatimit për kryeministër të Kosovës ka thënë se Albin Kurti mbetet ndër kryeministrat më të mirë që ka pasur ndonjëherë Kosova.
Ndërsa ka thënë se populli pret që Kurti të rikthehet më fuqishëm se sa në vititn 2021.
“Miku im Albin Kurti dua të iu siguroj që populli shumë shpejtë, pret që ti të rikthehesh më fuqishëm se në 2021. Padyshim që ke qenë dhe do të mbetesh kryeministri më i mirë që ka pasur shteti ynë. Me përulje dhe obligim më duhet ta pranojë këtë nomimin për mandatar për kryeministër. Këtë e bëjë si thirrje nga detyra, që na shndërron në shërbëtor të intersit publik”, ka thënë Konjufca

