Në Gjykatën Themelore të Pejës, sot u dha fjala përfundimtare e palëve në rastin ndaj ish-rreshterit policor, Senad Hamzic.
Hamzic akuzohet të ketë kanosur dhe lënduar lehtë policen Filloreta Kastrati, në maj të 2022-tës, raporton IndeksOnline.
Prokurorja e rastit, Lumturije Vuçetaj, kërkoi që seanca të jetë e mbyllur, për shkak të situatës së ndijshme, por kjo gjë u kundërshtua nga avokati i viktimës, Labinot Gashi.
Nga ana tjetër, avokati i të pandehurit, Gëzim Kollçaku, e mbështeti kërkesën e prokurores, duke thënë se që 3 vjet që po zhvillohet kjo çështje, më parë nuk kishte pjesëmarrje të palëve të tjera, duke aluduar se mediat janë ftuar me kërkesë të viktimës, me qëllim që të dëmtojë familjen e ish-rreshterit Hamzic.
Me këtë rast, gjyqtari Ademaj vendosi që seanca të jetë e mbyllur, për të mbrojtur jetën personale dhe familjare të palëve.

