Mër. Tet 22nd, 2025

Takoi kandidatët e VV-së dhe LDK-së, deklarohet Tërnava: Ishin takime konsultative, s’ka koalicion

Kandidati i PDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Rrahim Tërnava ka mohuar arritjen e një marrëveshje koalicioni për Fushë Kosovën.

Në lidhje me takimet me kandidatin e LDK-së dhe VV-së, ai tha se ishin me iniciativën e tyre dhe se kanë qenë takime konsultative.

Postimi i plotë i Tërnavës:

Të dashur bashkëqytetarë, anëtarë, aktivistë, mbështetës e simpatizantë

Pas rezultatit zgjedhor të 9 tetorit, takimet me dy përfaqësuesit e dy partive politike në Fushë-Kosovë, përkatësisht me kandidatin e LDK-së dhe VV-së kanë ardhë me iniciativën e tyre dhe kanë qenë takime konsultative e asgjë më shumë, e ripërsëris vetëm takime konsultative.

Jemi në demokraci, prandaj takimet janë pjesë e kulturës politike, nuk janë as blasfemi e as herezi.Në këto takime nuk është vendosur për asgjë konkrete dmth nuk bëhet fjalë për marrëveshje e as koalicione por konsulta të zakonshme.

Koalicionet e marrëveshjet ne i bëjmë në degën tonë në konsultim të plotë me qendrën e PDK-së.

Unë si Kryetar i PDK-së, për çdo gjë deri më tani kam informuar votuesit, anëtarët e simpatizantët, dhe kësisoji çdo lajm tendencioz dhe me konotacion politik i publikuar në media, janë e mbeten vetëm spekulime për qëllime folklorike dhe komerciale.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *