Sht. Maj 2nd, 2026

Digjet një shtëpi në Bllagajë të Pejës

Një shtëpi është bërë shkrumb e hi mbrëmë në fshatin Bllagajë të komunës së Pejës.

Sipas pamjeve duket se zjarri ka përfshirë të gjithë shtëpinë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, policia dhe ekipet emergjente, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe të parandalojnë përhapjen e tij në shtëpitë përreth.

Postime të Ngjashme