Sht. Maj 2nd, 2026

U vetaksidentua me biçikletë, ndërron jetë një person në Prizren

Një mashkull, shtetas i Kosovës, ka ndërruar jetë pasi u vetaksidentua dje në Prizren.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Aziz Tolaj”, raporton IndeksOnline.

Sipas policisë, ngarja ndodhi derisa viktima ishte duke ngarë biçikletën elektrike.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, deklaron policia.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.

Postime të Ngjashme