Hën. Tet 20th, 2025

Babai i Naim Murselit mungon në seancën gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt

Ka nisur seanca e radhës në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

Për këtë seancë, e cila ka filluar nga ora 09:00, ishte paraparë të dëgjohej si dëshmitar Shaban Murseli, babai i Naim Murselit,
Mirëpo, ai nuk është paraqitur në gjykatë.

Sipas trupit gjykues, Shaban Murseli ka njoftuar paraprakisht se nuk do të jetë i pranishëm në seancë.

Në seancë pritet të dëgjohen edhe dëshmitarët Aurel Pajaziti dhe Florian Avdija.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *