Hën. Sht 29th, 2025

Konfiskohet një sasi e peshkut të paligjshëm në tregun e Gjakovës

Në tregun e Gjakovës, sot rreth orës 10:05, është zhvilluar një aksion për konfiskimin e peshkut të paligjshëm,

Aksioni u realizua nga Federata e Peshkatarëve Sportivë e Republikës së Kosovës (FPSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Tregut.

Sipas njoftimit të FPSRK-së, operacioni kishte për qëllim zbatimin e ligjit dhe ndalimin e shitjes së peshkut të egër dhe jashtë sezonit, siç përcaktojnë rregulloret në fuqi.

Nga kjo federatë është theksuar se falë bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, aksioni është realizuar me sukses

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *