Kryetari i partisë Lidhja e Prishtinës, Fehmi Kupina, është takuar me familjarët dhe miqtë e Fortesa Rexha Behës, kandidatës për Kuvend Komunal.
Ai përmes rrjeteve sociale ka treguar për këtë takim me miqtë dhe familjarët, duke thënë se tema kryesore ishte trajtimi dhe sfida e qytetarëve në Kodrën e Trimave, shkruan Indeksonline
“U mirëpritëm nga familja dhe miqtë e Fortesa Rexha Behës, kandidates sonë për Kuvend Komunal. Ishte kënaqësi me bashkëbisedu e me i trajtu sfidat e qytetarëve tanë në Kodrën e Trimave.
“Në veçanti ishte tejet inkurajuese pjesëmarrja e madhe e grave të cilat na dhanë një perspektivë tjetër mbi punët që duhet t’i shtyjmë përpara në Kuvend Komunal”, ka shkruar Kupina në rrjetet sociale