Sht. Sht 27th, 2025

Osmani fton qytetarët për tubimin qëndror: Pjesëmarrja juaj është forca jonë dhe garancia e fitores së përbashkët

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në tubimin qëndror të LDK-së.

Sipas njoftimit tubimi do të mbahet sonte duke filluar nga ora 19:00 në Sallën Sportive “Mihal Grameno”.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, ju ftoj të merrni pjesë sonte në Tubimin Qendror të LDK-së në Fushë Kosovë, nga ora 19:00, në Sallën Sportive “Mihal Grameno”.

Në këtë ngjarje madhore do të jetë i pranishëm edhe z.Lumir Abdixhiku.

Pjesëmarrja juaj është forca jonë dhe garancia e fitores së përbashkët!

Fushë Kosova PËRTEJ!

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *