Sht. Sht 27th, 2025

Instituti amerikan: Veç Bosnja më keq se Kosova, vendi nuk po ecën në drejtim të duhur

Mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës besojnë se vendi nuk është në rrugën e duhur.

Sipas sondazhit rajonal të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), i realizuar nga maji deri në korrik të vitit 2025, 56% e të të anketuarve mendojnë se Kosova po ecën në drejtim të gabuar – një përkeqësim i dukshëm krahasuar me vitin e kaluar.

Çmimet dhe papunësia janë parë si problemet kryesore.

Nga kampioni prej 1,164 të rriturish të intervistuar mes 13 majit dhe 25 qershorit, qytetarët kanë renditur koston e lartë të jetesës si sfidën më të madhe për vendin (45%).

Pas saj vijon papunësia me 19% dhe korrupsioni me 6%.

Edhe pse vetëm 6% e qytetarëve e kanë përmendur korrupsionin si “problemin kryesor” të vendit, ai vazhdon të renditet në mesin e tri sfidave më të mëdha me të cilat përballet Kosova, sipas sondazhit të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI)

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *