Sht. Sht 27th, 2025

Arrestohet një 32-vjeçar në Fushë-Kosovë, strehoi të dyshuarin që tentoi ta vriste djalin e tij në Vushtrri

Arrestohet një person i dyshuar për dhënie ndihme kryesit pas kryerjes së veprës penale

“I dyshuari, mashkull kosovar 32-vjeçar, është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se kishte strehuar dhe ndihmuar një person tjetër të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, e cila kishte ndodhur në muajin korrik 2025 në fshatin Stanovc të Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndryshe, më 28 korrik rreth orës 18:00, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një 27-vjeçar kishte mbetur i plagosur dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor.

Autoritetet konfirmuan se ai është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes ishin gjetur katër gëzhoja, ndërsa hetimet u drejtuan si “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

Policia njoftoi se është në kërkim të personit që dyshohet se kishte shtënë me armë dhe u bëri thirrje qytetarëve që për çdo informacion të mundshëm, të lajmërojnë në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo aplikacionit “Lajmëro policinë”

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *