Sht. Sht 27th, 2025

Ngërçi në Kosovë, Kuvendi me sytë nga gjykata, çfarë pritet nga Kushtetuesja

Kosova ende është duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituuimin e Kuvendit.

Ka mbetur edhe një javë deri në përfundimin e masës së përkohshme të Kushtetueses që pezulloi sërish punën e Parlamentit. Lista Serbe ka kontestuar procedurën e zgjedhjes së nënkryetarëve pasi propozimi i saj nuk mori 61 vota.

Njohësit presin nga gjykata të sqarojë nëse ka pasur shkelje të votimit të nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve pakicë, të thotë nëse Kuvendi konsiderohet i konstituuar ose jo dhe të sqarojë votimin për nënkryetarët.

Duke qenë se Lista Serbe ka më së shumti deputetë nga komuniteti serb pritet t’i takojë asaj e drejta për të propozuar emrin për nënkryetar.

“Mirë apo keq, na pëlqeu apo nuk na pëlqeu partia ose subjekti parlamentar Lista Serbe ka siguruar 9 ulëse, është parti shumicë që përfaqëson komunitetin serb dhe domosdo që gjykata do ta bëjë të qartë faktin që e kanë të drejtën e propozimit dhe domosdo do ta sqarojë a është në përputhje me kushtetutën dhe praktikën e deritanishme mënyra se si kryetari i Kuvendit e ka nda procedurën e votimit”, tha Vullnet Bugaqkukdi.

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se nuk do të votojë asnjë deputet të Listës Serbe për nënkryetar, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Kjo mund të bëhet betejë elektorale gjë për të cilën nuk do t’i ndihmojë shtetësisë së Kosovës sepse është vlerësuar dhe ka konstatime dhe deklarime që vijnë edhe nga SHBA edhe nga BE të cilët kanë kërkuar që konstituimi i Kuvendit të bëhet në përputhje me kushtetutën, rregulloren, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe praktikat e deritanishme e veçanërisht kjo e fundit”, shtoi Naim Jakajikd.

Deri më tani të dy nënkryetarët e Kuvendit nga komunitetet pakicë janë votuar në pako dhe ka qenë më shumë procedurë. Kërkesa që Kuvendi të konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit serb meshpresën që ai mund zgjidhet në ndërkohë, nuk shihet si e mundshme.

“Mendoj që gjykata edhe në këtë aspekt do ta bëjë të qartë faktin që votimi i një kandidature të tillë [nga komuniteti serb] është votim që domosdo duhet të bëhet në kuptimin e asaj që të konsiderohet Kuvendi i konstituuar për faktin se me pas ndjek këtë logjikë qënga vendi 2000 e që nga shpallja e pavarësisë ne do të rrezikonin që asnjë anëtari komunitetit serb të mos votohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, deklaroi Vullnet Bugaqkukdi.

Megjithëse kërkesa drejtuar Kushtetueses është vetëm për çështjen e zgjedhjes së nënkryetarëve, është e mundur që gjykata të jap konstatime edhe për nënkryetarët shqiptarë apo edhe vetë kryetarin e zgjedhur të Kuvendit, Dimal Basha.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe 16 ministra të tjerë vijojnë të ushtrojnë detyrat e tyre në kabinetin qeveritar ndërsa të jenë edhe deputetë të zgjedhur

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *