Kosovë
E enjte
Moti me diell dhe vranesiar te shpërndara.. Vranesirat gjatë pjeses se dutë parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale: 8-12°C
Temperaturat maksimale: 23-25°C
Era: nga verilindja, 1-9 m/s
Shqipëri
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet alternime vranësirash dhe kthjellime. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu prej orëve të para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim të vendit. Nga orët e mëngjesit deri në mesditë reshjet do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët e lokalisht në veriperëndim shtrëngata afatshkurtra. Prej orëve të mesditës deri pasdite reshjet e shiut priten të herëpasherëshme me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal deri në orët e vona të pasdites. Gradualisht pas orëve të pasdites reshjet humbasin intensitet dhe lokalizohen në male. Temperaturat minimale 12 ndersa maksimalja 30 grade celcius.
🌬 Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare në jug era do të arrijë shpejtësi shpejtësi 7-13m/s.
🌊 Deti – Valëzimi i forcës 1-3 ballë