Kosova është radhitur ndër vendet më të sigurta në botë sipas Gallup Global Safety Report 2025. Me një Index Score prej 94 pikësh, Kosova mban vendin e tretë në botë, pas Taxhikistanit (97) dhe Singaporit (95), duke u renditur kështu e para në Evropë për ligj dhe rend.
Raporti e përfshin Kosovën gjithashtu në dhjetë vendet e para në botë për sigurinë gjatë ecjes vetëm natën, ku 89% e qytetarëve kanë deklaruar se ndihen të sigurt. Ky rezultat e vë Kosovën përkrah shteteve si Norvegjia, Islanda, Finlanda dhe Zvicra.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi këtë si një tregues të qartë se qytetarët po gëzojnë njërën nga të drejtat më të rëndësishme – sigurinë publike – dhe se ky fakt pasqyron forcën e institucioneve të vendit.
Raporti i Gallup-it analizon perceptimin e qytetarëve për rendin dhe sigurinë në mbi 140 shtete dhe territore të botës.