Pre. Sht 26th, 2025

Edi Rama shpall kabinetin e ri Qeveritar

Kryeministri Edi Rama ka nisur të shpallë emrat e kabinetit të ri qeveritar që do të drejtojë vendin pas zgjedhjeve të 11 majit, shkruan topchannel.

Zv/ kryeministre, Belinda Balluku si edhe ministre e Infrastrukturës

Kryetar i Kuvendit, Niko Peleshi

Nënkryetar i Kuvendit, Klodiana Spahiu

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla

Ministre e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu

Ministre e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali

Azhurim i lajmit…..
Si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë është emëruar Belinda Balluku, ndërsa Albana Koçiu merr postin e Ministres së Jashtme, duke zëvendësuar Ervin Hoxhën.

Igli Hasani ka lënë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa drejtimin e saj e merr Elisa Spiropali, e cila më parë ka shërbyer si Ministre e Brendshme.

Pirro Vengu është emëruar Ministër i Mbrojtjes, ndërsa Petrit Malaj merr drejtimin e Ministrisë së Financave.

Blendi Gonxhja do të drejtojë Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ndërsa Sofjan Jaupaj emërohet Ministër i Mjedisit.

Mirela Kumbaro do të udhëheqë Ministrinë e Arsimit, ndërsa Evis Sala do të marrë postin e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Delina Ibrahimaj do të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Besfor Lamallari Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa Andis Salla Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Toni Gogu emërohet Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociatore, ndërsa Ervin Demo do të udhëheq Ministrinë e Shtetit për Pushtetin Vendor.

Në pozicione të tjera të rëndësishme, Niko Peleshi është emëruar Kryetar i Kuvendit, Klodiana Spahiu Nënkryetare, dhe Taulant Balla do të jetë Kreu i grupit parlamentar.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *