Mër. Nën 25th, 2026

Mexhiti: Provimet shtetërore sot e tutje do të jepen edhe në gjuhën shqipe

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhit sot në një konferencë për shtyp foli për avancimin e gjuhës shqipe dhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ai tha se nga sot e tutje disa provime shtetërore do të jepen edhe në gjuhën shqipe.

“Sot kamë një lajm të rëndësishëm sa i përket avancimit të gjuhës shqipe, ashtu siç përcakton Marrëveshja e Ohrit. Një sërë provime shtetërore sot e tutje do të jepen në gjuhën shqipe”, tha Mexhiti.

Mexhiti njofton opinionin se në Maqedoninë e Veriut nuk po ndodh asnjë regres i gjuhës shqipe dhe as nuk ka shkelet të Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.

“Përkundrazi për më pak se dy vite në Qeveri, VLEN jo vetëm që ka ruajtur zgjidhjet ekzistuese por edhe ka avancuar zgjidhjet e munguar në arritjen e barazisë gjuhësore”, tha Mexhiti.

Mexhiti tha se për më shumë se 20 vitet provimet në vend janë dhënë në gjuhën maqedonase, pa marrë parasysh se në çfarë gjuhe është kryer arsimi.

Mexhiti tha se VLEN po bënë atë që BDI për 20 vite vetëm e premtonte.

Mexhiti sot u bëri thirrje qytetarëve që në mënyrë dinjitoze të festojnë 28 nëntorin dhe mos të bien në provokimet e opozitës.

I pyetur lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Mexhiti tha se Maqedonia e Veriut ka nevojë për zgjidhje dhe jo zgjedhje.

“Për këtë temë jam deklaruar edhe më herët. Për këtë temë jemi konsistent edhe Kryeministrinë. Jemi dakorduar se jemi të interesuar për zgjidhje dhe jo zgjedhje. Pra Maqedonisë së Veriut nuk i duhen zgjedhje, por zgjidhje”, tha Mexhiti

Postime të Ngjashme