Mër. Nën 25th, 2026

Murati arsyeton investimet në shëndetësi, Hoti e kritikon për kreditë

Gjatë mbledhjes së komisionit për buxhet, ministri Hekuran Murati dhe deputeti Avdullah Hoti kanë pasur qëndrime të ndryshme lidhur me investimet në sektorin e shëndetësisë.

Ministri Murati ka arsyetuar investimet e bëra në këtë sektor, duke theksuar se shërbimet shëndetësore janë përmirësuar krahasuar me të kaluarën.

“S’ka pas fare CT skaner në QKUK, tash janë përmirësu shërbimet”, ka deklaruar Murati, duke mbrojtur investimet në shëndetësi, .

Në anën tjetër, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar mënyrën e planifikimit të investimeve, veçanërisht marrjen e kredive për pajisje mjekësore që, sipas tij, nuk pritet të arrijnë deri në vitin 2030.

“Me marrë kredi për me ble pajisje për spitale që nuk vijnë deri në 2030 tregon dështim”, ka deklaruar Hoti.

Postime të Ngjashme