Një person është plagosur me thikë të martën në rrugën “Vrana Konti” në Pejë, .
Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 08:00, kur një person i panjohur ka dalë nga vetura dhe e ka sulmuar viktimën me thikë, duke u larguar më pas në drejtim të panjohur.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në repartin e kirurgjisë në QKUK.
Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”

