Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë u mbajt ceremonia e përurimit të ndërtesës së rinovuar të gjykatës, përkatësisht objektit në veri, projekt ky i realizuar me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
“Gjatë ceremonisë u zhvillua një diskutim i përbashkët lidhur me gjendjen e qasjes në drejtësi në veri, funksionimin dhe punën e gjykatës, prioritetet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si dhe mbështetjen e ofruar përmes projektit. Gjithashtu, u diskutua për nevojat aktuale të gjykatës dhe prioritetet për mbështetje në të ardhmen”, thuhet në njoftim.
Në përfundim të vizitës, delegacionet realizuan një vizitë në ambientet e brendshme dhe të jashtme të ndërtesës së rinovuar, ku patën mundësinë të shohin nga afër punimet e realizuara dhe rezultatet e projektit të mbështetur nga UNDP-ja

