Futbollisti turk, Emre Mor, ka marrë një vendim të vështirë për të ardhmen e tij, duke vendosur ta pezullojë përkohësisht karrierën si futbollist profesionist për shkak të problemeve shëndetësore.
29-vjeçari ka ndërprerë gjithashtu kontratën me skuadrën holandeze NEC Nijmegen, duke bërë të ditur se për momentin nuk është në gjendje të vazhdojë të luajë në nivelin profesionist, shkruan Indeksonline
Vetë Mor ka reaguar përmes një deklarate, ku ka treguar se prej vitesh është përballur me probleme shëndetësore, të cilat tashmë e kanë detyruar të largohet përkohësisht nga futbolli.
“Pas vitesh të tëra përballjeje me probleme të vështira shëndetësore, kam marrë vendimin e vështirë për t’u larguar për momentin nga futbolli profesionist. Zemra ime ende dëshiron të luajë, por trupi po më tregon se tani ka nevojë për diçka tjetër”, ka shkruar Mor.

