Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në FSK, ka drekuar së bashku me ushtarët e shtetit më të ri në Evropë.
Komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës është pritur me ceremoninë më të lartë ushtarake nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Gjatë vizitës, Shiroka-Pula është njoftuar për procesin e transformimit dhe modernizimit të FSK-së, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, si dhe vizionin për zhvillimin e mëtejshëm të saj.
Pas takimeve zyrtare, presidentja ka ndarë tryezën me pjesëtarët e FSK-së.

