Në hyrje të fshatit Negroc, vendlindjes së Jakup Krasniqit, më 26 nëntor do të përurohet lapidari kushtuar ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar Agron Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit,.
Ndërkohë, Jakup Krasniqi gjatë fundjavës përfundoi vizitën në familjen e tij në Prishtinë, të cilën e realizoi për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes.
Kujtojmë se në vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Speciale në Hagë, Jakup Krasniqi u dënua me 25 vjet burgim. Aktualisht, ekipi i tij mbrojtës, sikurse edhe ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, është duke u përgatitur për procedurat në Gjykatën e Apelit.

