Pre. Nën 20th, 2026

Krimet Ekonomike intervistojnë drejtorin e Inspektoratit në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Hetuesit e krimeve ekonomike kanë intervistuar dje drejtorin e Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovcin, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Intervistimin e tij e ka konfirmuar avokati i tij, Artan Qerkini, i cili ka bërë të ditur se Brestovci është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar.

“Mund të konfirmoj që është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar. Për shkak të sekretit hetimor, meqë lënda është duke u hetuar, nuk mund të jap detaje të tjera. Vepra për të cilën është intervistuar ka të bëjë me pretendimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Mbrojtjen e ka dhënë dhe është përgjigjur në secilën pyetje”, ka deklaruar Qerkini.

Postime të Ngjashme