Enj. Nën 19th, 2026

Vdekja e 77 vjeçarit, Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Penuh të Podujevës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në magjistralen Prishtinë–Podujevë, konkretisht në fshatin Penuh.

Lidhur më këtë aksident nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje për Indeksonline.Sipas Flora Ahmetit viktima në këtë rast është I.Ll i moshës 77 vjeçare.

Njoftimi:

Sot rreth orës 19:20, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një person me karrocë invalidore.Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i karrocës invalidore) I.Ll mashkull 77vjeç, ka vdekur.Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Postime të Ngjashme