Mër. Nën 18th, 2026

​“Nuk e kam parë ende”, vëllai i Jakup Krasniqit i zhgënjyer me institucionet për punën në Apel

Pas vizitës së Jakup Krasniqit në shtëpi, vëllai i tij, Dauti ka treguar para gazetarëve momentin se si e kuptoi që Jakupi është nisur për në Kosovë.

Dauti tregoi se fillimisht e kishte telefonuar një mik dhe e kishte pyetur për ardhjen e Jakupit, por ai nuk kishte asnjë informacion, raporton KosovaPress.

Dauti ka treguar para gazetarëve momentin se si e kuptoi që Jakupi është nisur për në Kosovë 

“…Miku im, fola me të, e mbylli telefonin. Po më thirrë prapë, cfarë po ndodh i thash, tha po thojnë se Jakupi është nisë nga Haga, thash sen nuk di. Mandej, e pash atë djalin, e pashë që krejt ishin blloku këtu. Se unë erdha para orës 11:00 diçka. Isha duke pushuar”, tha Krasniqi.

E kur u pyet se cka presin nga shkalla e Apelit, ai u përgjigj duke thënë se çfarë po bëjmë ne për ta.

Vëllau i Jakup Krasniqit për pritshmëritë nga Apeli: Cka po bëjmë ne për ta, a po më tregon, nuk ka asgjë prej saj sa prej Hagës

“Çka po bëjmë ne për ta, a po më tregon, a është duke bërë dikush diçka. Të bëfshim ne diçka unë nuk e di, se për këta që janë tu bo qetash, nuk ka asgjë prej saj sa prej Hagës. A i ndajti Serbia 400, 500 milionë për këtë gjykatë, çka po pret më mirë”, tha ai.

Më tej, Dauti u shpreh se nuk iu është lejuar ta shoh ende vëllain.

Vëllai i Jakup Krasniqit: Nuk e kam parë ende, më thanë po e prishni rendin

“Hiq nuk e kam parë, isha deri te dera, thanë po e prishni rendin, thashë nuk po du me prishë, unë e ndreqi”, shtoi ai.

Jakup Krasniqi ka mbërritur sot në shtëpinë e tij në Prishtinë, ku është pritur nga familjarët.

Ardhja e tij në Kosovë lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes, e cila është e sëmurë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Në lagjen ku ndodhet shtëpia e Krasniqit janë vendosur forca të Policisë së Kosovës, ndërsa ekipet e mediave, të cilat po qëndrojnë në afërsi, nuk po lejohen t’i afrohen shtëpisë.

Ai pritet të qëndrojë aty deri në orën 17:00.

Ndërkohë, disa automjete që po qëndronin në afërsi të shtëpisë janë larguar nga vendi.

Postime të Ngjashme