Mar. Nën 17th, 2026

ZPS-ja: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë

Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, ka njoftuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) do të vazhdojë hetimet dhe ndjekjet penale ndaj të gjitha rasteve të pengimit të drejtësisë.

Reagimi i saj ka ardhur pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit

Në një komunikatë West ka mirëpritur aktgjykimin dhe dënimet në këtë rast

“E mirëpres aktgjykimin dhe dënimet e sotme të cilat japin një mesazh të qartë: ata që përpiqen të sabotojnë sundimin e ligjit, të zbulojnë materiale sekrete të gjykatës apo të ndërhyjnë tek dëshmitarët, do të vihen para përgjegjësisë pavarësisht statusit apo postit të tyre.“Këto përpjekje minojnë ruajtjen e integritetit të procesit gjyqësor dhe atyre iu duhet dalë ballas. ZPS-ja do të vazhdojë të jetë e palëkundur në hetimin dhe ndjekjen penalisht të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë për të mbrojtur sundimin e ligjit”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë thuhes se akuzat në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët për administrimin e drejtësisë u ngritën në bazë të audioincizimeve të individualizuara e të fshehta, të bëra me autorizimin e gjykatës, dhe materialeve të sekuestruara që demonstrojnë se z. Thaçi, që ishte në paraburgim në Hagë, iu dha udhëzime të paligjshme vizitorëve të tij që të kontaktonin dëshmitarë të ZPS-së në procesin për krime lufte ndaj z. Thaçi që ishte në proces.

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 17 muaj burgim, ish-presidentin Hashim Thaçi me nga 12 muaj, Bashkim Smakajn e Fadil Fazliun dhe një muaj me kusht Hajredin Kuçin në rastin për “pengim të drejtësisë”.

Gjykata e ka shpallur të pafajshëm për akuzat Isni Kilajn

Postime të Ngjashme