🌨️ PARASHIKIMI I MOTIT PËR VIKEND
📅 14.11.2026 – 15.11.2026
PËRMBLEDHJE METEOROLOGJIKE
Gjatë fundjavës moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu herë pas here.
Të shtunën pritet mot më i freskët, me vranësira dhe riga shiu, në viset malore parashihen reshje bore,ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë 5–7°C.
Të dielën do të ketë vranësira të dendura po thuaj në gjithë territorin por edhe mundësi për reshje shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje, me maksimale nga 9 deri në 13°C.
Në përgjithësi, fundjava do të karakterizohet me mot të freskët dhe të paqëndrueshëm, me reshje shiu në të dyja ditët, ndërsa të dielën pritet të jetë më ngrohtë.
🌧️ E SHTUNË – 14.11.2026
Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
🌡️ Tmin 1 deri 4°C | Tmax 4 deri 7°C
💨 Era: veriperendimi 1–7m/s
🌤️ E DIEL – 15.11.2026
Mot me vranesira të shpërndara dhe me diell.
🌡️ Tmin 0 deri 2°C | Tmax 9 deri 13°C
💨 Era: Jugperendimi · 1–3m/s
🌿 KUSHTET BIOMETEOROLOGJIKE
Gjatë fundjavës, kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të pafavorshme, si pasojë e motit të vranët, reshjeve të shiut dhe temperaturave të ulëta. Këto kushte mund të ndikojnë në mirëqenien e personave të ndjeshëm ndaj ndryshimeve atmosferike, veçanërisht te personat me sëmundje kronike, reumatike dhe probleme kardiovaskulare. Të dielën, me rritjen e temperaturave, pritet një përmirësim i lehtë i kushteve biometeorologjike, megjithëse vranësirat dhe reshjet e mundshme të shiut do të vazhdojnë të ndikojnë në ndjesinë e motit. Në përgjithësi, rekomandohet veshje e përshtatshme për mot të freskët dhe kujdes i shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura. .
🌾 KUSHTET AGROMETEOROLOGJIKE
Reshjet e shiut gjatë fundjavës do të ndikojnë pozitivisht në lagështinë e tokës dhe furnizimin me ujë të kulturave bujqësore. Temperaturat e ulëta, sidomos në viset malore, kërkojnë kujdes ndaj kulturave të ndjeshme. Lagështia e shtuar do të favorizojë zhvillimin e kulturave dimërore. Kushtet e lagështa mund të vështirësojnë punët në parcelat bujqësore. Rekomandohet shmangia e punimeve në tokat e lagështa dhe kontrolli i gjendjes së kulturave bujqësore.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës – IHMK

