Enj. Nën 12th, 2026

Shtyhet seanca e Kuvendit, Haxhiu kritikon deputetët: S’mund të pres deri në pafundësi

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për nesër, në orën 11:00, pasi deputetët nuk u kthyen me kohë në sallën e Kuvendit pas pauzës.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka vendosur të mos vazhdojë punimet, pasi deputetët u vonuan rreth 30 minuta për t’u kthyer në seancë.

Haxhiu shprehu pakënaqësi për mungesën e deputetëve, duke thënë se nuk mund të pritet pafundësisht për vazhdimin e punimeve.

“Seanca i vazhdon punimet nesër në orën 11:00. Nuk është serioze që edhe 30 minuta pas orës 14:00 deputetët nuk po vijnë. Unë nuk kam mundësi të funksionoj e të pres deri në pafundësi”, deklaroi Haxhiu

Postime të Ngjashme