Tre persona janë arrestuar në Gjilan nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit të Policisë, më 5 nëntor 2026, zyrtarët policorë kanë kontrolluar tre persona, të cilët po qëndronin në një kafeteri në qytetin e Gjilanit.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, tri karikatorë, 25 fishekë dhe një thikë.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.




