Enj. Nën 5th, 2026

Dy ekstradime, njëri nga Kosova, tjetri për në Kosovë

Policia e Kosovës, pikërisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses dy ekstradime të dy personave, të cilët përmes INTERPOL-it ishin në kërkim ndërkombëtar.

Policia bëri të ditur se gjatë ditës së sotme është ekstraduar nga Kosova për në Gjermani, shtetasi i Gjermanisë, D.J.,  pasi që kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë gjermane, i përfshirë në veprat penale të trafikimit me narkotik.

Po sot është ekstraduar nga Italia për në Kosovë, shtetasi i Kosovës B.B.,  pasi që kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë të Kosovës,  i përfshirë në veprën penale: Fajde dhe Detyrim.

Ekstradimet u realizuan falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve partnere.

Postime të Ngjashme