Dinjiteti dhe mundësitë e barabarta duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes institucionale, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit që ka zhvilluar të mërkurën me përfaqësuesit e HANDIKOS-it.
Vëmendje e veçantë, sipas tij, iu kushtua ligjit gjithëpërfshirës, i cili synon të adresojë në mënyrë të plotë nevojat dhe kërkesat e kësaj kategorie.
“Ky proces duhet të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me organizatat dhe shoqatat përkatëse, të cilat i njohin më së miri sfidat dhe nevojat e tyre”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai ka theksuar se Qeveria mbetet e angazhuar për adresimin e këtyre kërkesave dhe përmirësimin e mirëqenies së personave me aftësi të kufizuara./

